Critique of Kylian Mbappe's Performance
Si mund të kërkosh që të zgjidhësh me forcë një moment të tillë?
Si mund të kërkosh që të shënojë gol me forcë në një
rast të tillë, duke qenë kaq shumë afër portës?
Domethënë inteligjenca sportive që Kylian Mbappe ka treguar
sot ka qenë zero, si në rastin fatal që ka humbur
pas pasimit që i dha Vinicius Junior, duke e nxjerrë
praktikisht me portën bosh dhe ajo tentativë e dytë, kur kërkoi që ta
zgjidhte me forcë, ishte skandaloze.
Për të vazhduar edhe në momentin final me penalltinë e humbur.
Nëse shikon me vëmendje, portieri i Betisit është hedhur
përpara se Kylian Mbappe të gjuajë topin.
Domethënë vendimi është marrë shumë përpara, por Mbappe nuk ka pasur
guximin për ta parë në sy portierin kundërshtar deri në fund.
Dhe më pas thuhet se ky njeri duhet të fitojë Topin e Artë.
Për çfarë Topi të Artë duhet të fitojë Kylian Mbappe?
E dimë që dhomat e zhveshjes së Real Madridit janë më egzotike të
mundshme, sepse gjithçka ndodhi aty. Të gjitha përleshjet ndodhën aty.
Por përse çuditërisht pa Kylian Mbappe Real Madridi fitonte, ndërsa me Kylian
Mbappe Real Madridi fi-, nuk fiton?
Përse çuditërisht, ëh, Xabi Alonso shkon te Real Madridi,
dështon. Te Leverkuseni ishte fantastik dhe tashmë
e ka shtruar
Chelsean dhe Chelsea është një nga pretendentet kryesorë për të fituar
Premier
League-n. Përse çuditërisht PSG-ja-- PSG nuk fitonte Champions League-n
me Kylian Mbappe dhe PSG ka fituar Champions League-n dy herë me pa Kylian
Mbappe. Përse çuditërisht ku shkon Kylian Mbappe
nuk
fitohet një trofe i rëndësishëm? Dhe përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Sepse Kylian Mbappe interesohet për statistikat personale, interesohet për
aspektin personal. Në momentet që gjërat vështirësohen
dhe puna bëhet më e vështirë, Kylian Mbappe nuk ndodhet aty.
Një lojtar kalibri i lartë është ai që të nxjerr nga vështirësia, por
Kylian Mbappe nuk bën këtë gjë. Kylian Mbappe shënon dy-tre gola
kur bëhet fjalë për ndeshje të nivelit të lehtë apo normal
dhe kur bëhet fjalë për ndeshjet më vendimtare, ai nuk është aty.
Ashtu siç ndodhi edhe në Botërorin e fundit me Francën.
Në Botërorin që Kylian Mbappe transformohet dhe është versioni më i mirë
i vetes së
tij. Shënoi gola në të gjitha ndeshjet kur
Franca fitoi lehtësisht
dhe kur erdhi puna për t'u luajtur kundër Spanjës në një ndeshje të vështirë dhe
vendimtare, Kylian Mbappe ishte hija e vetvetes.
Apo në ndeshjet kundër Barcelonës së kohëve të fundit që Ansu Fati
e nxirrte shtatë e tetë në pozicion jashtë loje.
Dhe sot po e njëjta situatë. Në një moment vendimtar kur ekipi po
humbet, Kylian Mbappe tregon zero inteligjencë
sportive dhe
kur bëhet fjalë më pas për ndeshjen kundër Malagës që Reali po fiton katër me
zero, Kylian Mbappe shkon në pozicionin e
Vinicius Junior për të
çuar tre apo katër gola. Dhe ja ku vijmë në pikën që edhe
Vinicius Junior e shprehu hapur pakënaqësinë e tij dhe situata ka
plasur te Real Madridi për shkak të asaj, të atij episodi që
ne thamë edhe më parë, që Mbappe shkonte në pozicionin e
Vinicius Junior dhe Vinicius Junior nuk mund të ndiejë dot rëndësinë, për sa kohë
Kylian Mbappe kërkon të marri të gjithë vëmendjen dhe duke e marrë në një mënyrë
tërësisht të pamerituar.
End of transcript · 551 words