Courtroom Testimony and Document Dispute
Dhe prej të sotit nuk i besoj asgjë kësaj gjykate.
Nuk është dokument që unë e kërkoj.
Ma keni ndërruar dokumentin.
Dokumenti nuk është që unë e kam lexuar.
Dokumenti është i nënshkruar prej investiguesve të mi,
në vitin 2019, pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim
dhe pa ma njoftuar dokumentin. Nuk është ky dokument.
Këtë dokument keni, keni provuar ju ta ndryshoni, që jam
njoftuar
me-- prej dy sigurusve të mi. Ky dokument nuk është dokumenti që unë e
kërkoj, zonja prokurore, dhe tash nuk i besoj asgjë më
kësaj gjykate
dhe nuk flas asgjë.
Dokumentin investigues timin të vitit 2019,
të nënshkruar nga ish
hetuesit e mi, prokurorë të mi, për katër ditë me rradhë, për mbi
tridhjetë e dy orë. Përshkrimin general se çka i kam thënë
unë, po
pa dijeninë time, pa më lënë të lexoj dhe pa e nënshkruar
unë para.
Që më kanë paraqitur mua si tradhtar të kombit tim, tradhtar të
UÇK-së dhe tradhtar të dëshmorëve dhe heroive të mi.
Ky është dokument që kurrë nuk ma keni paraqitur.
Unë kam kërkuar edhe prej juve të më jepni një kopje të atij dokumenti.
Nuk ma keni dhënë, zonja prokurore.
Kam lipur edhe numrin e regjistruar në këtë dokument.
As numrin e dokumentit nuk ma keni dhënë dhe unë menjëherë kam dyshuar se
ky dokument do të më hupet dhe është hupur, në qoftë se nuk paraqitet
para meje.
Nuk jam unë këtu loje.
Unë kam bërë lufën së pari për popullin tim.
Nuk jam unë këtu lojë dhe as nuk ju fsheh as juve dhe as kujt për
atë që i kam bërë unë. Unë kam dësh-- dëshmuar tridhjetë e dy orë dhe
jam në gjendje t'i dëshmoj edhe prap tridhjetë e dy orë.
Unë i kam edhe CD-të e mia që kam marrë më 2019 dhe i kam
me veti dhe të më ftoj të ma lironi dhe të bjeni CD-të në
qoftë se duhet të hetohen të gjitha prej fillimit, sepse unë as përkthimin të,
atyre të 2019-s nuk i besoj,
po CD-të e mia janë me veti dhe unë i kam prezent
këtu jashtë gjykatës dhe mund t'ju bjaj
incizimet e mia dhe të shihni. Por ky dokument nuk ma është treguar
kurrë, kurrë, kurrë mua.
E kemi diskutuar këtë dokument, po jo këtë dokument nuk e kërkoj
unë. Unë e kërkoj dokument-
Your microphone-
Ju kam ndërprerë përsëri mikrofonin, dëshmitar,
sepse nuk po i përgjigjeni pyetjes.
End of transcript · 412 words